Heshtja e poetit është akt terrorist
tha Dan Fante
por unë po ju them
heshtja e gruas është akt kamikaz
darka e djallit
dera e huaj
prona e burrit
kurva
robi
nëna e fëmijëve të tu.
Epo në dreq të mallkuar ta quajnë si ta quajnë
s ‘ bëzan edhe po t’a vrasin si mushkonjën
përpëlitet si zogth i trembur në degë të hollë
Dan Fante hesht gruaja hesht
pa e ditur se të heshtësh është akt terrorist
sipas konventave ndërkombëtare.
No comments:
Post a Comment