Historia
e krijimit të “Shokoladenmuseum” të Kölnit ngjason me një skenar filmi. Muzeu
është hapur në fund të vitit 1993.
Themeluesi i saj është një i pasionuar pas çokollatëas Hans Imhoff, i cili tërë
jetën kishte një ëndërr: një muze të çokollatës me një burim lumenjsh të pafund
të saj.
Ëmbëlsira së cilës pak
kush mund t’i rezistojë, e konsideruar si ushqim i perëndive, pije e mbretërve,
çokollata filloi të kultivohej rreth pesë mijë vjet më parë. Papa Pio V, kishte
bërë bujë duke lejuar konsumimin e një filxhani çokollate në periudhat e kreshmes,
duke e justifikuar me faktin se ishte lëng.
Dashnoret e mbretit Luigji XV çmendeshin pas kësaj pijeje çudibërëse. Maria Antonieta, gruaja e Luigjit XVI, udhëtonte gjithmonë me një çokollatë me vete. Kazanova i famshëm e përdorte për efekte afrodiziake, ndërsa thuhet se Volteri pinte një dyzinë filxhanë me çokollatë në ditë për të luftuar moshën e pleqërisë, shkruan sot Ilire Zajmi në Koha Ditore.
Një histori shoqëruar me plot mistere, legjenda, rituale e ceremoni mistike e karakterizojnë rrugëtimin e kësaj ëmbëlsire magjike. Fiset maya e azteke, të cilët e kultivuan kakaon të parët, e identifikuan me Xokikuetzalin, perëndeshën e fertilitetit.
Sipas vlerave mistike, kakaoja konsumohej nga
elitat gjatё ceremonive te rëndësishme, ofrohej me flakё si sakrificё ndaj hyjnive dhe
ndonjëherë pёrzihej me gjakun e priftërinjve. Nё Amerikё çokollata u përdor si
pije e quajtur ksokoatl, pasi kjo substancё kishte efekt lehtësimin e ndjesisë
sё lodhjes. Europianёt i shtuan vaniljen dhe sheqerin pёr ti hequr shijen e
hidhur tё kakaos, duke e shndёrruar atё nё njё pije luksi tё aristokracisë.
Madje, deri vonё, çokollata u konsiderua pije shёruese
ndaj çdo gjёje dhe mendohej se kishte veti mrekullibёrёse. Duke në kohën tonë kur prodhimin dhe konsumimi i saj u shndërrua nё pasion, apo edhe për dikë nё njё ёndёrr jetёsore. Pёrderisa dikush mendonte si ta bёnte mё joshës kёtё lёng magjik, njё ёndrrimtarё i madh, gjermani Hans Imhoff, mendonte si tё krijonte njё muze tё çokollatёs nё qytetin e bukur tё Kölnit.
Ëndrra
e pasionuesit pas çokollatёs
Historia e krijimit të “Schokoladenmusem “ të Kölnit ngjason nё njё skenar filmi.
Muzeu është hapur në fund të vitit 1993. Krijuesi i tij është një i pasionuar pas çokollatës, Hans Imhoff, i cili tërë jetën kishte një ëndërr : një muze tё çokollatës me një burim lumenjsh të pafund të çokollatës.
Në vitin 1972, Hans Imhoff bleu fabrikën Stollwerck në lagjen e qytetit të Südstadtit në Köln. Atje, Imhoff zbuloi rastësisht një enë transporti që mbante makineritë e dëmtuara, materialet e paketimit, dhe dosjet e vjetra që do të përfundonin në plehra. I vetëdijshëm se kishte gjetur një thesar, ai kaloi shumë kohë duke hulumtuar dhe duke mёsuar pёr kulturën dhe historinë industriale të çokollatës. Në vitin 1992, gruaja e tij Klara Gerbung Imhoff zbuloi vendin e përkryer për të realizuar ëndrrën e të shoqit, Muzeun e Çokollatës. Kështu në zyrën e vjetër doganore në portin Rheinau u ndërtua kështjella e re e Kölnit.
Ёndrra jetësore e Hans Imhoff, u bë një triumf i historisë muzeale gjermane që askush nuk mendonte se do të realizohej.
“Schokoladenmuseum”
Nё portin e mahnitshёm tё Rheniau, ku syri të zë anije udhëtarësh
që lundrojnë nga Kölni në qytete të tjera gjermane, menjeherё tё bie nё sy ndërtesa
transparente. E ndërtuar nga qelqi e
alumini, ndërtesa në majë të gadishullit të portit Rheinau me një dizajn që të kujton
kuvertën e një anijeje të madhe, është Muzeu i çokollatave i Imhoff , apo Schokoladenmuseum.
Erëmimin e çokollatës dhe shijen e saj tё parezistueshme e përjeton me të hyr në muze, pasi bashkë me biletën, vizitorit i dhurohet një çokollatë e vogël “Lindt”.
Ndërtesa dykatёshe e muzeut të ofron mundësinë të udhëtosh përmes historisë kulturore të
çokollatës.Erëmimin e çokollatës dhe shijen e saj tё parezistueshme e përjeton me të hyr në muze, pasi bashkë me biletën, vizitorit i dhurohet një çokollatë e vogël “Lindt”.
Duke filluar nga kulturat e lashta amerikane si mayat e aztekët, për të vazhduar nëpër periudhat barok dhe epokën industrale e deri në ditët e prodhimit modern të çokollatës fine të cilën ne e shijojmë sot.
Historia e çokollatës është e ekspozuar në një hapësirë tё madhe prej katërmijë metrash katrorë, në katin e parë të muzeut.
Aty vizitori mëson për të kaluarën e kakaos dhe çokollatës. Portretizimi i kësaj periudhe është ekspozuar deri nё detajet mё tё hollёsishme, ku spikat shumëllojshmëria e historisë kulturore prej pesëmije vjetësh e kakaos, si dhe prodhimi modern i çokollatës nga kakao deri në konfeksionet me çokollatë të pralines.
Muzeu, ofrohen informacione tё pasura pёr historinë e kakaos, pastaj njё ekspozitë për kulturat para-kolumbiane të Amerikës Qёndrore, një koleksion të vlefshëm të gotave prej porcelani dhe argjendi të shekullit të 18-të dhe të shekullit të 19-të, enët për të pirë çokollatën të epokës së Amerikës para kolumbiane, dhe një mori makinash historike nga periudha e industrializimit.
Në katin e parë në të majtë, muzeu ka një tropikarium të vogël, të hapur për vizitorët, i përbërë nga një kub xhami me një sipërfaqe prej dhjetë metra katror, ku kultivohen pemët e kakaos të specieve Theobroma cacao dhe Theobroma grandiflorum.
Aty afër tij, funksionon edhe shkolla e çokollatës.
Ndërsa, në objektin e qelqit ku gjendet punëtoria e çokollatës, vizitorët kureshtar mund tё provojnë se si prodhohen produktet e çokollatës në proceset e mekanizuara dhe manuale. Duket diçka shumë e veçantë, të shikosh nga afёr ato makina gjigante, tё cilat pёrdoren pёr prodhimin e çokollatёs.
Fontana qё rrjedh çokollatё
Për të parë nga afër si prodhohet çokollata demonstrohet në objektin e prodhimit në harkun e ndërtesës, ku ndodhet edhe fontana e çokollatës, tri metra e lart.
Fontana u ndërtua posaçërisht për muzeun, një strukturë artistike e mbushur me 200 kilogramë çokollatë të ngrohtë dhe të lëngët. Çokollata e butë, e shkrifët “Lindt” rrjedh nga katër çelësa çeliku inox në një shtyllë me burime.
Vizitorët presin në rend për të shijuar çokollatën
e shijshme që prodhohet këtu nga punonjësit e muzeut.
Përveç fontanës të çokollatës, objekti i prodhimit përmban një njësi të plotë për përpunimin e frutit të kakaos: nga pjekja, thyerja, bluarja e përzierja, e deri te mbështjellja e përqëndrimi në masë çokollate.
Një sistem me një shirit, si dhe prodhimi i zhardhokëve dhe produktet e çokollatës së zbrazët të krijojnë një ide të qartë sesi bëhen format dhe mostrat e e çokollatave. Këtu rreth 400 kilogramë çokollatë i nënshtrohet përpunimit ditor. Për vizitorët është një rast unik për të blerë çokollata me forma e modele tё ndryshme, tё cilat s ‘mund tё blihen në asnjё shitore tё botёs.
Por, nuk mund të dalësh nga bota ekzotike e
çokollatës , tё ekspozuar me kaq elegancё e hijeshi nё kёtё muze, pa u kthyer në shitoren e
çokollatave, në hyrje të objektit. Zgjedhja është shumë e vështirë. Çokollata
me shije, aroma e përmbajtje të ndryshme të ndjellin në çdo skutë. Të bëhet se
je në ndonjë mbretëri çokollatash, ku gjithçka është e ëmbël, mistike e joshëse.
Përveç fontanës të çokollatës, objekti i prodhimit përmban një njësi të plotë për përpunimin e frutit të kakaos: nga pjekja, thyerja, bluarja e përzierja, e deri te mbështjellja e përqëndrimi në masë çokollate.
Një sistem me një shirit, si dhe prodhimi i zhardhokëve dhe produktet e çokollatës së zbrazët të krijojnë një ide të qartë sesi bëhen format dhe mostrat e e çokollatave. Këtu rreth 400 kilogramë çokollatë i nënshtrohet përpunimit ditor. Për vizitorët është një rast unik për të blerë çokollata me forma e modele tё ndryshme, tё cilat s ‘mund tё blihen në asnjё shitore tё botёs.
Nga viti 2006, muzeu ka marrëveshje me kompaninë “Lindt & Sprüngli”, prandaj shumica e produkteve në shitore, janë të kësaj marke.
Vizitori del i ngallёzyer nga muzeu, duke lёpirё gishtat me çokollatёn “Lindt” nё njёrёn dorё, e nё dorёn tjetёr me njё qese tё mbushur me disa lloje çokollatash, dhuratё pёr ata qё s ‘kanё patur rastin tё vizitojnё kёtё muze unik.
“Schokoladenmuseum “ në Köln e vizitojnё rreth 675,000 vizitorë në vit.
Më shumë se 12 milionë vizitorë nga e gjithë bota, deri mё tani janë futur në botën e çokollatës.
Muzeu i çokollatёs është njёri ndёr institucionet më tё frekuentuara kulturore në Köln, ndërsa hyn në top dhjetëshen e muzeve më të vizituara në Gjermani.
http://www.koha.net/kulture/34728/udhetim-ne-boten-e-cokollates/