Tuesday, January 05, 2016

Vrastare


Vrasëse jam

Zemrës i rashë thikë   

gënjeshtare e pështirë jam

përditë gënjej nesër do bëhet  më mirë  

jam hajdute e krisur  


vetes i vodha lumturinë  


dhimbjen ha tre vakte  në ditë


të mos vras veten dhe ata që i dua


përsëri  përsëri.



   

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021