Thursday, June 19, 2014

ZOTI

 
Zoti është njëri nga ne
I maskuar me parukë syze dielli
Shëtit në të njëjtat rrugë e bulevarde
Vesh minifund e blu xhins të grisur
Zoti (a) i flet të gjitha gjuhët e botës
Pa përkthyes pa telefon mobil internet
Shkruan poezi postmoderne
Aktronë Godotë teatrove të absurdit
Vallëzon dans pa muzikë
Imiton Prislin Pavarotin
Zoti (a) është njëri nga ne
Rokerë njeri i urtë profet vagabond
Flokëgjatë mjekërrzi tullac vetulltrashë
Jezu – Krisht Muhamed Moisi
Vetë herë në kishë sinagogë e xhami
E shpall veten heretik e rebel
I kundërshton kultet perënditë
Beson në frymën e shenjtë
Bibël e  Kuran
Vete në shtëpi publike bënë tatuazhe
konsumon marihuanë
Përkdhel xhelatët e ngushëllon viktimat
Vret dhunon dehet deri në delir
Zoti i burgosur lëshohet me kusht
Mbrohet në liri
Zoti është ai jam unë je ti.  

Zoti është njëri nga ne.      

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021