Thursday, December 13, 2012

Jubileu i Pavarësisë bashkon në Kukës e Prizren shkrimtarët shqiptarë


Publikuar: 12.11.2012 - 11:12



Kukës, 12 nëntor  - Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, PEN Ndërkombëtar me dy qendrat e veta, PEN Qendra e Shqipërisë dhe PEN Qendra e Kosovës, organizojnë sot, më 12 nëntor, orë përkujtimi për Havzi Nelën në Kukës, dhe mbrëmje kulturore në  Prizren.

Ne Kukës, në orën 11 do të flasin: Agron Tufa, Neritan Ceka, Milazim Krasniqi, kurse

në ambientet e Shoqërisë Agimi në Prizren, në orën 20  do mbajnë kumtesa me temë 100 vjet Pavarësi: Neritan Ceka, Edi Shukriu, Milazim Krasniqi, Dorian Koci, Mehmet Kraja dhe Ibrahim Berisha.

Krijimet e tyre artistike do ’i lexojnë: Rexhep Ferri, Sadik Bejko, Ibrahim Kadriu, Agron Tufa, Sali Bashota, Anila Veizi, Ndue Gjika, Mark Simoni, Preng Maca, Aleksandër Çipa , Ilire Zajmi, Lulzim Tafa, Binak Kelmendi, Ag Apolloni.

Njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë i bën bashkë sot shkrimtarëve shqiptarë: Agron Tufa, Aleksandër Çipa, Anila Veizi, Angjelina Ceka, Dorian Koci,     Entela Kasi, Engjëll Ndocaj,  Mark Simoni, Ndue Gjika, Neritan Ceka, Petrit Palushi, Preng Maca, Sadik Bejko, Ag Apolloni, Basri Capriqi, Binak Kelmendi, Ilire Zajmi, Ibrahim Berisha,

Ibrahim Kadriu, Lulzim Tafa, Milazim Krasniqi, Mehmet Kraja, Rexhep Ferri, dhe Sali Bashota.

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021