Monday, May 16, 2011

Guglielmo Minervini: “Një tren për Bllacë” - kronikë lufte e gazetarëve Ilire Zajmi e Filippo Landi

Parathënje e kritikut italian Guglielmo Minervini

Se historia e rrëfyer nga masmediat është e pjesshme dhe e gjeneralizuar në të gjitha vendet, është një konstatim shumë i përhapur.
Por gjithnjë e më shumë po shtohet nevoja nga po të njëjtit sajues të informacionit për t’i ikur modeleve të ngurta dhe shterpe të kronikave, duke mërguar në hapësira të tjera të lirisë jo vetëm të ndërgjegjës por edhe të arsyes.
Filippo Landi dhe Ilire Zajmi, janë dy gazetarë, Filippo italian që vjen nga bota e televizionit, Ilirja gazetare shqiptare që vjen nga mediat e shkruara.
Rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë e kanë parë drejtpërdrejt me sytë e tyre. Gjithçka është përshkruar në rrëfimin në libër.
Filippo e ka parë luftën duke qëndruar andej kufirit të Kosovës, Ilirja e ka parë nga brenda. Shumëkush arriti të njohë vullnetin e tyre dhe të familjarizohet me rrëfimin e tyre.
Në këto faqe, të shkruara nga katër duar, ata nuk shkruajnë kronikë lufte por rrëfejnë historinë e tyre.
Kësisoj, tragjedia e Kosovës hyri në jetët e tyre, duke u bërë pjesë e zgjidhjeve individuale, raporteve dhe vlerave të tyre. Përmes rrëfimit sesi një histori e katastrofës mund të bëhet një qark i shkurtër për jetën e një individi, të një bashkësie, të një populli. Sesi mund të ndryshojë fatet, por edhe të gërshetohet me ngjarjet që pasojnë.
Në realitet, shikimet e tyre, ndodhitë e tyre, që takohen jorastësisht në pikën kufitare, transformohen në lenta narrative, deri në ndjenjën drithëruese që zhvesh deri në intimitet tmerret e kësaj lufte.
Rrëfimi i Ilires përshkruan ankthin e luftës, atë zhvendosje të ngadalshme të vetëdijes që fillon nga një skepticizëm i largët
” lufta është një fenomen i çuditshëm, gjithnjë kujton që vdesin vetëm të tjerët” dhe zhytjen në një fatalizëm duke vazhduar me ndjenjën e pashmangshme të impotencës fataliste “ kush mund t’a parandalojë një luftë të dimensioneve tragjike në Kosovë? Më duket askush”.
E në rrugëtimin psikologjik që fillon nga e pabesueshmja e deri te e mundshmja pikërisht vie deri te pika kur lufta bëhet e pashmangshme dhe e domosdoshme. Ritmi dinamik, parodizimi i dëlirë, dëshira e shtypur e Ilires për të kuptuar, lejojnë ndërtimin e një zingjiri të reagimeve që shkakton shpërthimin e paevitueshëm të dhunës, duke shpërfaqur me saktësi momentin kur të kuptuarit e rrugës pakthim tejkalohet si ndjenjë, dhe raporti i të pakthyeshmes copëtohet.
Rrëfimi i Ilires shpesh përdor metaforën e dashurisë e të fatit. Idea e bashkëjetesës ndërmjet kulturave e popujve si shprehje e një marrdhënie të dashurisë është një figurë shumë e çmuar e paqes apo “bashkëjetesë e diferencave”.
Idea e luftës e trajtuar si një fat dashurie që ndërpritet shkatërrueshëm, përbën politikën mbizotëruese të një etje të pafundme për dominim
“ bashkëjetesa ndërmjet dy popujve, më duket e pamundur. Kanë shkuar shumë larg kësaj radhe. E si çdo bashkëjetesë, edhe çdo dashuri ka fatin e vet. Dhe fundin”.
Është i ndryshëm, ndërkaq, shtegtimi i Filippos. Shikimi i tij ndjek një shteg tjetër, që fillon nga zbërthimi i një ”katastrofe humanitare” dhe vazhdon me një konstatim të pabesueshëm të “një deportimi masiv” të planifikuar në mënyrë shumë racionale. Edhe në rrëfimin e Filippos ka një përshkrim të një zingjiri reagimesh, që zgjasin shumë në tokën e Ballkanit, që fillon nga ikja e të përndjekurve e deri te gjenocidi sistematik : ”Unë që kam vizituar Dakaun, nuk mund të besoj se pas pesëdhjetë vjetësh, në Europë, do të mund të organizohej një deportim i ri masiv”.
Në këtë sekuencë, rrëfimi i Filippos kap pikën në të cilën lufta ka arritur të programojë ekzilin e një populli të tërë, për ta zhdukur edhe fizikisht ekzistencën e tij. Është ky momenti kur lufta në Kosovë zhvillohet në dy fronte, atë të teknologjisë së sofistikuar të aeroplanëve bombardues perëndimor, dhe në dënimin me deportim të një populli të tërë :”tragjedia duhet të ketë numrin e mjaftueshëm të viktimave, para se të prek ndërgjegjën njerëzore”.
Ky hibrid është një kaptinë e re që lufta ka ndjekur për të afirmuar sovranitetin e saj shkatërrimtar.
Vitaliteti i Ilires dhe rrëfimi autentik i Filippos, përbëjnë të kundërtën e asaj që duket: “gjithçka që thuhet e deklarohet s ‘është gjë tjetër përveçse trijumf i dhunës, në një territor që numëron 146 grupe etnike”.
Karakteri brutal që merr lufta, gjithnjë e pamëshirshme ndaj civilëve, është fryt i dallimeve që bashkëjetuan përgjatë tragjedive ballkanike, dhe ato shprehin nevojën urgjente të një politike të paqes për të cilën bombardimet nga ajri paraqesin vetëm një hipokrizi të konfrontimit.
Një politikë që ia del të lansojë horizonte të reja të bashkëjetesës, duke u nisur pikërisht nga Europa, njëri nga modelet më pozitive të suksesit të politikës në shekullin që po e lëmë pas.
Këtu pikëpamjet dhe opinionet e Ilires jo vetëm që ndërthuren, jo vetëm që përqafohen por përfundojnë duke u bashkuar domosdoshmërisht me pikëpamjet tona. E për të çliruar ata që jo vetëm lexojnë një rrëfim ankthi, jo vetëm emotiv, për ta përfunduar kështu rrëfimin në të cilin represioni i tjetrit është e vetmja mënyrë për të afirmuar të vërtetën tënde.
Detyrë e një shkrimi autentik, në fund të fundit është që të vazhdojë të zbulojë të keqen e përjetuar për tu pajtuar me të ardhmen.

Time: "Nje tren per Bllace" nga Ilire Zajmi dhe Filippo Landi

Ilire Zajmi Rugova, gazetare shqiptare e Filippo Landi, gazetar italian janë bashkautorë të librit “Një tren për Bllacë” që pa dritën e botimit në shqip ditë më parë......

http://time.ikub.al/NONE/0656b7662bc09bfdbb1f5016e6bfc510/Lajm_8220-Nj-euml-tren-p-euml-r-n-euml-Bllac-euml-8221-nga-Ilire-Zajmi-e-Filippo-Landi.aspx

Kosova News Network: Zajmi e Landi botuan librin “Një tren për në Bllacë”

Ilire Zajmi, gazetare shqiptare e Filippo Landi, gazetarë italian janë bashkëautorë të librit “Një tren për Bllacë” që pa dritën e botimit në shqip ditë më parë. Ilirja, e dëbuar si shumë shqiptarë të tjerë gjatë luftës në Kosovë, u takua me Filippon në kufirin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë. Kështu lindi një miqësi, e më pas edhe idea për të shkruar një libër, i cili do të shkonte përtej një kronike të zakonshme të luftës.

Rrjedhën e luftës në Kosovë e kanë parë drejpërdrejt me sytë e tyre. Gjithçka është përshkruar në rrëfimin në libër. Filippo Landi e ka përjetuar luftën duke qëndruar andej kufirit me Kosovën.Ilirja e ka parë nga brenda.

“Në këto faqe, të shkruara nga katër duar, ata nuk shkruajnë kronikë lufte por rrëfejnë historinë e tyre. Në realitet, ndodhitë e tyre, që puqen jorastësisht në pikën kufitare, transformohen në lenta narrative, deri në ndenjën drithëruese që zhvesh deri në intimitet tmerret e kësaj lufte” shkruan në parathënien e librit kritiku italian Guglielmo Minervini.

Rrëfimi i Ilires për luftën në Kosovë, sjell të dhëna autentike nga vendi i ngjarjes, ku ajo ka përcjellur ngjarjet e luftës si masakrën e familjes Jashari në Prekaz, ngjarjet në Rahovec, masakrën në fshatin Rogovë të Hasit etj. Rrëfimi i Filippos, gazetar i televizionit italian RAI, pasqyron vuajtjet e atyre që përjetuan ferrin e Bllaces. Luftën për të siguruar një tendë, një kafshatë buke, për të gjetur njerëzit më afërt, dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar këta njerëz. Në rrëfimin e Filippos kemi një zingjir të ngjarjeve, që zgjasin pafundësisht në tokën e Ballkanit, duke filluar me ikjen e të përndjekurve e deri te gjenocidi sistematik: ” Unë që kam vizituar Dakaun, nuk mund të besoj se pas pesëdhjetë vjetësh, në Evropë, do të mund të organizohej një deportim i ri masiv” shkruan ndër të tjera Filippo në rrëfimin e tij. Ky libër është botuar në vitin 1999 në Itali, nga shtëpia botuese Edizioni la Meridiana, ndërkaq në shqip vie pas 11 vjetësh nga shtëpia botuese Saga e Prishtinës.

http://www.knninfo.com/?page=1,9,25017

Bota Sot » U botua libri “Një tren për në Bllacë” i gazetarëve Ilire Zajmi e Filippo Landi

Bota Sot » U botua libri “Një tren për në Bllacë” i gazetarëve Ilire Zajmi e Filippo Landi

Kosova.info: Doli nga shtypi “Një tren për në Bllacë”


Ilire Zajmi, gazetare shqiptare e Filippo Landi, gazetarë italian janë bashkëautorë të librit “Një tren për Bllacë” që pa dritën e botimit në shqip ditë më parë. Ilirja, e dëbuar si shumë shqiptarë të tjerë gjatë luftës në Kosovë, u takua me Filippon në kufirin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë. Kështu lindi një miqësi, e më pas edhe idea për të shkruar një libër, i cili do të shkonte përtej një kronike të zakonshme të luftës.

Rrjedhën e luftës në Kosovë e kanë parë drejpërdrejt me sytë e tyre. Gjithçka është përshkruar në rrëfimin në libër. Filippo Landi e ka përjetuar luftën duke qëndruar andej kufirit me Kosovën.Ilirja e ka parë nga brenda.

“Në këto faqe, të shkruara nga katër duar, ata nuk shkruajnë kronikë lufte por rrëfejnë historinë e tyre. Në realitet, ndodhitë e tyre, që puqen jorastësisht në pikën kufitare, transformohen në lenta narrative, deri në ndenjën drithëruese që zhvesh deri në intimitet tmerret e kësaj lufte” shkruan në parathënien e librit kritiku italian Guglielmo Minervini.

Rrëfimi i Ilires për luftën në Kosovë, sjell të dhëna autentike nga vendi i ngjarjes, ku ajo ka përcjellur ngjarjet e luftës si masakrën e familjes Jashari në Prekaz, ngjarjet në Rahovec, masakrën në fshatin Rogovë të Hasit etj. Rrëfimi i Filippos, gazetar i televizionit italian RAI, pasqyron vuajtjet e atyre që përjetuan ferrin e Bllaces. Luftën për të siguruar një tendë, një kafshatë buke, për të gjetur njerëzit më afërt, dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar këta njerëz. Në rrëfimin e Filippos kemi një zingjir të ngjarjeve, që zgjasin pafundësisht në tokën e Ballkanit, duke filluar me ikjen e të përndjekurve e deri te gjenocidi sistematik: ” Unë që kam vizituar Dakaun, nuk mund të besoj se pas pesëdhjetë vjetësh, në Evropë, do të mund të organizohej një deportim i ri masiv” shkruan ndër të tjera Filippo në rrëfimin e tij. Ky libër është botuar në vitin 1999 në Itali, nga shtëpia botuese Edizioni la Meridiana, ndërkaq në shqip vie pas 11 vjetësh nga shtëpia botuese Saga e Prishtinës.

/Kosova.info/
http://kosova.info/2011/05/doli-nga-shtypi-libri-nje-tren-per-bllace/

Gazeta Start: "Nje Tren per Bllace" nga Ilire Zajmi dhe Filippo Landi

http://www.gazetastart.com/lajme/Kultura_Arti/36810/

Sunday, May 15, 2011

Libri im me i ri "Nje tren per Bllace"



Ilire Zajmi, gazetare shqiptare e Filippo Landi, gazetarë italian janë bashkëautorë të librit “Një tren për Bllacë” që pa dritën e botimit në shqip ditë më parë.

Ilirja, e dëbuar si shumë shqiptarë të tjerë gjatë luftës në Kosovë, u takua me Filippon në kufirin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë.

Kështu lindi një miqësi, e më pas edhe idea për të shkruar një libër, i cili do të shkonte përtej një kronike të zakonshme të luftës.

Rrjedhën e luftës në Kosovë e kanë parë drejpërdrejt me sytë e tyre. Gjithçka është përshkruar në rrëfimin në libër.

Filippo Landi e ka përjetuar luftën duke qëndruar andej kufirit me Kosovën.Ilirja e ka parë nga brenda.

“Në këto faqe, të shkruara nga katër duar, ata nuk shkruajnë kronikë lufte por rrëfejnë historinë e tyre. Në realitet, ndodhitë e tyre, që puqen jorastësisht në pikën kufitare, transformohen në lenta narrative, deri në ndenjën drithëruese që zhvesh deri në intimitet tmerret e kësaj lufte” shkruan në parathënien e librit kritiku italian Guglielmo Minervini.

Rrëfimi i Ilires për luftën në Kosovë, sjell të dhëna autentike nga vendi i ngjarjes, ku ajo ka përcjellur ngjarjet e luftës si masakrën e familjes Jashari në Prekaz, ngjarjet në Rahovec, masakrën në fshatin Rogovë të Hasit etj. Rrëfimi i Filippos, gazetar i televizionit italian RAI, pasqyron vuajtjet e atyre që përjetuan ferrin e Bllaces. Luftën për të siguruar një tendë, një kafshatë buke, për të gjetur njerëzit më afërt, dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar këta njerëz. Në rrëfimin e Filippos kemi një zingjir të ngjarjeve, që zgjasin pafundësisht në tokën e Ballkanit, duke filluar me ikjen e të përndjekurve e deri te gjenocidi sistematik:

” Unë që kam vizituar Dakaun, nuk mund të besoj se pas pesëdhjetë vjetësh, në Evropë, do të mund të organizohej një deportim i ri masiv” shkruan ndër të tjera Filippo në rrëfimin e tij.

Ky libër është botuar në vitin 1999 në Itali, nga shtëpia botuese Edizioni la Meridiana, ndërkaq në shqip vie pas 11 vjetësh nga shtëpia botuese Saga e Prishtinës.

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021