Frymoj në një fije bari të përmbytur nga një rrëke shiu
Përkdhel flokët mëndafsh të artë të diellit
Puth buzëmjaltë kaltërsinë e virgjër të qiellit
Ledhatoj epshkallur gjinjtë lakmitar të hënës
Dashuri me thjerrëza nuk dua
Verbëria ime kërkon sy.
Jetoj duke pirë çdo ditë ngakap doza helmi
Djajtë modern më thithin gjakun e marrin frymën
Për një copë hise në emër të atdheut
Mua Zoti më do kështu si jam
Nuk jam Zhan D ‘Ark, Bubulinë, Lady Gaga, Çiçolinë
Imzot falmi mëkatet e një vdekatareje të përunjtur
Aurën tënde po ndjek gjeniu im.
Wednesday, March 09, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Ilire Zajmi Konvencionale nuk është ajo, Ilire Zajmi . Guximtare jo nga ana formale, por në përmbajtje. Ajo u lind në Prizre...
-
maj 19, 2015 Jeta Llalloshi Woman of the week E lindur dhe e rritur në një familje intelektuale në qytetin e bu...
-
Don’t expect that all the men who fall in love with you call you courtesan when lust darkens their eyes. Don’t trust anyone by your fee...
No comments:
Post a Comment