- 2014-07-19 13:54:16
Për të ndier frymëmarrjen e një kombi duhet të hedhim
vështrimin nga krijimtaria e shkrimtarëve dhe poetëve të tij. Janë
pikërisht ata që lënë të jetësuar historinë e vendit ku jetojnë, e
popullit të cilit i përkasin.
Përgjatë gjithë rrjedhës së saj, në historinë e shqiptarëve,
ndeshim në jo pak raste në gropa dhe hone, të cilat tash pas shumë kohe
shkaktojnë mjaft refleksione, debate dhe polemika. Kjo nuk do të kishte
mundur të ndodhte nëse vetë shqiptarët në periudha të caktuara do të
kishin mundur të shkruanin dhe të ndriçonin historinë e tyre, sa
nëpërmjet shënimeve kronikale, apo edhe nëpërmjet reflektimit të këtyre
periudhave në vepra arti, qoftë në letërsi, pikturë, etj.
Nuk do të kishte ndodhur nëse shqiptarët veç pjesëmarrjes në luftëra
të huaja, të kishin menduar, projektuar dhe ngritur me kohë edhe
institucionet e tyre shtetformuese, që zënë fill me universitetet dhe
akademitë e ndryshme. Ashtu si në të gjitha fushat e tjera, ne kemi hyrë
me vonesë si në jetëshkrimin e historisë sonë, e po ashtu edhe në
rrjedhat e letërsisë dhe të arteve. Këtë handikap, të krijuar nga
kushtet e ndryshme historike dhe sociale, na e kanë mbuluar studimet e
shkruara prej të huajve për historinë, gjuhën dhe traditat tona.
Ndryshe nga shekujt e mëparshëm, shekulli i njëzetë solli edhe
emancipimin dhe ndërgjegjësimin e një elite të caktuar, roli i së cilës
në kulturën, por edhe historinë shqiptare është shumë i madh, por jo
edhe aq shumë i vlerësuar. Janë pikërisht këto shkrime dhe studime që
hedhin dritë mbi periudha të caktuara të jetës sidomos përgjatë
shekullit të kaluar. E parë në këndvështrimin historik, ky pasqyrim lë
gjurmë të thella në njohjen e historisë, gjuhës, zakoneve, etnologjisë
dhe zhvillimit të jetës së kombit shqiptar.(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
©KOHA Ditore